Einxhel Shkira po pret të bëhet nënë e një djali dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka ndarë momente me ndjekësit në rrjetet sociale. Së fundmi, përmes një postimi në Twitter, moderatorja i ka replikuar një ndjekëse, e cila e ka pyetur se në çfarë muaji të shtatzënisë është.
Einxhel i përgjigjet se nuk i pëlqen të bëjë llogari pasi po shijon çdo moment të pritjes së ëmbël.
“Kur vjen puna tek shtatzania, sme pelqen te bej llogari, as plane, as te krijoj pritshmeri sepse nuk eshte ne doren tone…dhe keshtu ka qen gjate gjithe shtatzanise kam jetuar ditë pas dite pa berë llogari. Keshtu do vazhdoje te jetë deri ne fund,kurdo qofte fundi”, ka shkruar Einxhel.