Këngëtarja Ronela Hajati është paragjykuar në rrjet për pamjen e saj fizike. Ajo ndodhet në Spanjë bashkë me ekipin e Radio Televisionit Shqiptar, për të promovuar këngën e saj “Sekret”, me të cilën sivjet përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022.
Shtimi në peshë i këngëtares është komentuar shumë në rrjetet sociale. Hajati duket se është nervozuar së fundmi me disa prej tyre, pasi ka parë se si në Barcelonë, njerëzit e kanë përgëzuar atë për muzikën e saj, ndërkohë që shumë pak kush është marrë me peshën e saj. Ronela në një reagim të bërë në InsatStory, ka shkruar me ironi edhe për komentet e shumta që merr së fundmi nga shqiptarët që e quajnë “lopë” apo “balenë”, për shkak të kilogramëve të tepërt.
“Mirëmëngjesi! Sot kemi pre-fest Eurovision në Barcelonë! Në një anë këtu kemi njerëz që e dinë këngën përmendësh, të sjellshëm, gazetarë shumë funny (qesharak) dhe nga ana tjetër kemi popullin tim shqiptar që janë të gjithë nutricionistë dhe përveç se për ta ja “lopë”, “balenë”, vazhdojnë me dilemat se si një këngëtare që performon mund të dojë “një njeri që lexon”…jam kaq e lumtur që ju kam! Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela Hajati në InsatStory.