31 vjeçari Armand Nasufi nga fshati Biçukas i bashkisë Divjakë ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme pas kontaktit me rrymën elektrike.

I ndjeri Nasufi ka qenë duke ujitur misrin në aftësi të banesës së tij dhe një moment duke ndërruar tubat prej alumini, ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike të cilët kanë qenë shumë ulët.

31 vjeçari nga kontakti me rrymën ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Familjarët janë shqetësuar për vonesën dhe kur kanë shkuar në parcelën e misrit e kanë gjetur të pajetë.

Banorët e fshatit Biçukas fajësojnë OSSHE për mos marrjen e masave për sigurimin e kushteve teknike të përcjellësve. Nga ana tjetër kërkojnë edhe ndërhyrjen e pushtetit vendor për këtë situatë në zonën e tyre.