Florian Marku shkatërron kundërshtarin Dylan Morann në ndeshjen e boksit te zhvilluar një vit pasi pësoi dëmtimin në ‘Air Albania’.

‘The Albanian King’, siç Marku njihet në Angli ka mbyllur ndeshjen vetëm pas 54 sekondash duke hedhur nokaut irlandezin.

Edhe pse e kishte kërcënuar në rrjetet sociale, irlandezi i cili mbështet nga McGregor nuk i ka mbijetuar serisë së grushteve të shqiptarit asnjë raund.

Për Florian Markun kjo ishte ndeshja numër 14 në boksin profesionist, ku numëron 13 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje.