Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 53-vjeçare është përdhunuar nga një i ri në Durrës. Sipas burimeve mësohet se 28-vjeçari K.K i ka hyrë më forcë në banesë 53-vjeçares, duke i thyer derën.

Ndërkohë përvec se ka abuzuar seksualisht me gruan, ai i ka marrë asaj edhe një shumë parash.

Ai është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërsa priten të zbardhen edhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.18 Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 53 vjeçe, banuese në lagjen Nr.9, Durrës, të cilës i ka thyer derën e banesës dhe i ka vjedhur gjithashtu edhe një shumë parash.