Policia e Durrësit ka arrestuar 57-vjeçarin Andon Qose, pasi përvetësonte para nga qytetarët që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte vendparkim pa pagesë.

57-vjeçari nuk lejonte qytetarët për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 14 të qytetit, hapësirë e cila ishte destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Qose i detyronte pushuesit të paguanin për të lënë makinën në vendparkimin e uzurpuar prej tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ky është rasti i tretë i goditur nga policia në Durrës, gjatë këtij sezoni turistik, ku persona të caktuar detyrojnë qytetarët të paguajnë për vendparkime publike.