
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Fier. Mësohet se rreth orës 13:10 ka humbur jetën një 55-vjeçar në plazhin e Darëzezës.
Dyshohet se shkak i vdekjes së 55-vjeçarit me inicialet A.S ka qenë infarkti.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.