
Novelisti i famshëm Salman Rushdie është sulmuar ditën e sotme me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.
Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua në Nju Jork kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje nga myslimanët, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”.