Mund të themi pa ndrojtje se Monika Lubonja ishte ndër të vetmit ishbanorë të “Big Brother” që doli ‘duarbosh’ nga ky reality. Ndonëse bashkudhëtarët e saj morën projekte apo dhurata të majme, aktorja mbeti pa asnjë ftesë. Pakënaqësinë e saj, Monika, e shprehu që në netët ‘prime’ të spektaklit ku iu dhuruan vetëm fustane.

Pas përfundimit të “Big Brother”, aktorja ka qenë e ftuar në disa emisione, ku shpeshherë ka lënë të kuptojë se është e gatshme për projekte dhe ftesa, por deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për të. E duket se me largimin e famës së këtij formati, ajo është “dorëzuar”, duke u rikthyer te profesioni i saj. Aktualisht, Monika është e angazhuar në shfaqjet e reja që po përgatiten.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë këtë javë, ku shfaqet së bashku me koleget, Olta Daku dhe Jonida Vokshi. Tri gratë kanë qenë duke konsumuar një bisedë miqësore mes tyre dhe sigurisht që angazhimet e tyre kanë qenë në qendër të vëmendjes.