Einxhel dhe Donald nuk janë takuar më pas daljes nga BBV.
Donaldi nuk u takua as me Dagzin të cilin brenda e kishte bërë si “vëlla”.
Pas përfundmit të BBV, banorët sërish po janë në qendër të mediave rozë ku po përcillen me shumë kuriozitet.
Së fundmi Einxhel e cila ka qenë e ftuar në Shqipëria Live ka habitur të gjithë me deklaratën e saj.
Sigurisht nuk mund të mos fliste për Dagz, Dj e njohur nga Kosova me të cilin krijoi një lidhje brenda shtëpisë së famshme.
“Lidhja po shkon mrekullisht mirë. Gjithsecili meriton vëmendjen individuale sepse kemi më shumë për të thënë se të bëjmë shown e çiftit. Jo se nuk do dalim ndonjëherë por mjaftueshëm kemi dalë në Big Brother VIP. Mezi po pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Deri tani kam takuar vetëm motrën e tij sepse nuk kam patur mundësi. Përpos mbështetjesh së madhe më kanë dhënë sepse kanë thënë fjalë shumë të bukura.Nënës dhe motrës së Dagz për 8-Mars u bëra në mënyrë simbolike diçka të vogël në pamundësi për të qenë pranë tyre. Jo vetëm për djalin që kanë rritur por për atë që janë.”-tha ajo.
Mes të tjerash moderatorja u ndal edhe te Donaldi dhe Beatrix. Ajo tha se me Beatrix ka komunikim dhe marrëdhënie shumë të mirë, kurse me aktorja tregoi se nuk ka komunikuar. Megjithatë, ajo e vlerësoi për iniciativat që ka marrë pas daljes dhe madje e ftoi t’i bashkohej edhe asaj në projektin që ka ndërmarrë.
“Me Beatrix kam folur dhe Dagz po fliste para pak minutash para se të bëhesha gati. Me Donaldi nuk kam folur dhe nuk besoj se ka folur njeri nga ne. Kam parë se është aktivizuar në format e tij dhe më bëhet qejfi që gjithsecili po bën atë që do tanimë. Do doja që dhe Donaldi të ishte pjesë e projektit tim duke qenë se kur ishim brenda e përkrahu dhe pëlqeu dhe kam parë se edhe ai po merret me aktivitete bamirësie. Unë kam kërkuar ndihmën e të gjitha banoreve të Big Brother VIP.“