EKSKLUZIVE/ Majlinda Bufi blen fuoristradë “fringo të re” me paratë e banorëve të Roskovecit, dalin dokumentet që do t’i hapin “punë”

Fundi i vitit është periudha kur drejtuesit e intitucioneve buxhetore harxhojnë para me thasë për tenderët që s’kanë bërë gjatë 12 muajve,  ndërkohë që kryebashkiaket e ndjejnë veten zotër duke shpenzuar shuma të frikshme për qejfe personale.

Dokumentet e tenderit, shpallja e fituesit
Dokumentet e tenderit, shpallja e fituesit

Gazeta Jonë ka denoncuar vazhdimisht abuzimet e kryetarëve të bashkive duke e kthyer këtë në një mision të medias sonë.

Më herët denoncuam tenderin skandaloz të qumështit të fëmijëve nga Rahim Spahiu në Dibër, gjë e cila ka bërë që autoritetet të bëjnë hetimet përkatesë, ndërkohë që sot vijme më një tjetër denoncim, siç është blerja e një fuoristrade gati 40 milionë lekë dhe me zero kilometra për qejfet e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Siç duket edhe nga dokumentet e siguruara nga Gazeta Jonë, Bufi ka porositur një makinë akull të re, tip fuoristradë me argumentin se do të ëprdoret nga punonjësit e administratës së bashkisë!

PARAMETRAT TEKNIKE TE MAKINES 

EKSKLUZIVE/ Majlinda Bufi blen fuoristradë “fringo të re” me paratë e banorëve të Roskovecit, dalin dokumentet që do t’i hapin “punë”
EKSKLUZIVE/ Majlinda Bufi blen fuoristradë “fringo të re” me paratë e banorëve të Roskovecit, dalin dokumentet që do t’i hapin “punë”

Po pse i duhet një mjet akull i ri punonjësve të Bashkisë së Roskovecit dhe çfarë ofron më shumë se sa një mjet disa vite i vjetër dhe me një çmim katër fish më të lirë?

Gazeta iu drejtua Bashkisë Roskovec me një kërkesë për informacion duke e pyetur edhe për urgjencën që çoi në bërjen e këtij tenderi shpejt e shpejt dhe me një shumë kaq të madhe, por deri në publikimin e kësaj përmbajtjeje nuk morëm asnjë përgjigje.

Gazeta mbetet e hapur të përfshijë në shkrim reagimin e bashkisë, nëse Majlinda Bufi do të ketë ndonjë argument për një tender si ky.

Bashkia Roskovec ka një mal me borxhe ndaj të tretëve, po ashtu numëron dhjetëra familje të varfëra, por në vend që të përdorë këto parapër të shlyer detyrimet apo për të mbështetur qytetarët e saj, Bufi ka zgjedhur që të blejë makinë “fringo” të re për qejfet e saj dhe të drejtorëve.

Bufi është një personazh i njohur për mediat pasi disa muaj më parë doli me zë dhe me figurë duke kërcënuar punonjësit e vet që të mos shkonin të votonin duke i thënë se do t’i hiqte nga puna. Madje, rezulton se njerëzit pranë Bufit kanë kërcënuar gazetarët duke i kërkuar që të mos raportojnë për këto çështje.

Në vitin 2020 asaj iu kap shoferi, i cili ishte njëkohësisht edhe nipi i saj, me drogë në makinë.

Çuditërisht, Majlinda Bufi ka gjetur rrugën përherë për t’i shpëtuar SPAK-ut edhe pse numëron një mori bëmash gjatë drejtimit të Roskovecit. /Gazeta Jonë