Niko Peleshi djersin 2 orë e gjysmë për tenderët e armëve në SPAK

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas 2 orë e gjysmë marrje në pyetje.

Peleshi nuk ka preferuar te flase gjate per mediat, nderkohe qe pas kembenguljes se gazetareve eshte shprehur se eshte thirrur ne SPAK: “Për arsye të pozicionit të punës”, por Gazeta Jonë zbuloi se ndër të tjera, Peleshi u pyet edhe për tenderët e armëve dhe biznesmenët Emiljano Dusha dhe Petrit Kasapi. SPAK ka sekuestruar më herët celularët e drejtuesve të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes lidhur edhe me tenderët e armëve.

Gazeta Jonë është duke verifikuar të dhënat në lidhje me këtë hetim dhe do të dalim me një material të plotë mbi miliardat që u dhanë pa garë për armët.

EKSKLUZIVE/ Niko Peleshi djersin 2 orë e gjysmë për tenderët e armëve në SPAK
EKSKLUZIVE/ Niko Peleshi djersin 2 orë e gjysmë për tenderët e armëve në SPAK

 

Nje tjeter pyetje qe iu drejtua nga gazetaret ishte dhe per ceshtjen e inceneratorve, por Niko Peleshi ka refuzuar te pergjigjet.

“Tërmet” në Tiranë, SPAK heton tenderët në ushtri , arratiset biznesmeni i njohur

Paraqitja
Kreu i dikasterit te Mbrojtjes është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:50 të mëngjesit të së martës (5 mars). Mësohet se ai ishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.

Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK. Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.