Aktorja Ema Andrea ka rrëfyer se si e ka përjetuar divorcing me ish-bashkëshortin e saj. E ftuar në “Rudina”, Andrea tha se divorci ka qenë i dhimbshëm, ama më i dhimbshëm se ai, ka qenë reagimi i shoqërisë ndaj saj. Aktorja tha se në atë kohë askush nuk fliste më për talentin e saj, por nisën t’i vendosnin epitete që kanë ndikuar në jetën e saj.

“99%  e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por  më i dhimbshëm se  divorci ka qenë reagimi i  shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë. Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë. Të vë epitete të cilat të ndjekin nga pas çdo gjurmë, çdo gjë që ti bën, për më tepër që puna ime është publike. E ndjek nga pas një opinion që krijohet me shumë lehtësi. Tanimë akoma më me lehtësi, përmes portaleve, që jo të gjithë janë dinjitoz, një pjesë e tyre janë të tillë që meritojnë atë fjalorin që nuk thuhet në televizion dhe unë po e kursej, por që e kam potencialisht atë fjalor,”- tha Andrea.