CBA5150D-5EC4-40AB-B0AE-9FA2F04E18D4

Paralelisht me protestën në Himarë për lirimin nga burgu të Fredi Belerit, një protestë po mbahet edhe në qytetin e Selanikut në Greqi.

Pjesëtarë ekstremistë të organizatës së quajtur “Bota e Shenjtë” janë sot mbledhur përpara ambienteve të Konsullatës Shqiptare në Selanik.

Ata kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Belerit si dhe kanë shpalosur flamurin e “Epirit të Veriut” si dhe një banderolë në gjuhën greke ku lexohet “Epiri i Veriut është grek”.

Ndërkohë në protestën e Himarës janë të pranishëm kryebashkiakët grekë të Athinës dhe Selanikut, Kosta Bakojani dhe Konstantinos Zervas.