Këngëtari shqiptar Ermal Meta është gjithmonë tepër i rezervuar në lidhje me jetën e tij private.

Megjithatë këtë herë duket se ka ndryshuar mendje, pasi na ka prezantuar të dashurën e tij. Ai ka publikuar një foto, ku shfaqet në krahët e një bukuroshe bruneje, teksa pushonin të dy në bregdet.

Sipas mediave italiane, bukuroshja quhet Chiara Sturdà, dhe punon si agjente marketingu.