Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka prezantuar të dashurën e tij. Edhe pse deri më tani është treguar shumë i rezervuar me jetën e tij private, Ermal Meta kësaj here ka vepruar ndryshe.

Por së fundmi kantautori shqiptar na ka surprizuar të gjithëve me postimin e fundit në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një foto, ku shfaqet në krahët e një bukuroshe bruneje, e cila është e njohur për mediat italiane si Chiara Sturdà, teksa pushonin të dy në bregdet.