Këngëtarja e njohur Fifi së fundmi ka mbajtur një koncert live  ku një ndër të pranishmit ka imituar momentin gjatë kohës kur ishte në “Big Brother Vip” dhe Fifi humbi ndjenjat.

Menjeherë Fifi e ka ndaluar performancën dhe ka sqaruar sërish se ai moment nuk ka qenë diçka e sajuar për show. Pasi ka sqaruar fansin e saj, Fifi i ka dedikuar këngën “Lulija me limona” duke i dhënë kështu një mësim.

“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, është shprehur këngëtarja, teksa e ka përshëndetur fansin me këngën “O lulija jonë me limona, kush na ka inatin…”.

Këngëtarja e ka treguar shpesh herë në daljet e saj se nuk do t’ja përmendin atë fragment të udhëtimit të saj në BBV sepse është diçka që e prek dhe e bën të ndihet keq.