Policia e Sarandës e ka konsideruar fatkeqësi natyrore ngjarjen e djeshme, ku si pasojë e rënies së mbulesës se një kalçetoje humbi jetën 22-vjecari Armando Kazma dhe u plagosen dy te tjerë.
Policia ka shoqëruar dhe marrë ne pyetje pronarin e kalcetos dhe me pas e ka lënë atë të lirë.
Mësohet se dy të plagosurit janë roja i kalcetos, i cili ka dëmtime në trup dhe fraktura ne bërryl dhe është nisur për mjekim me te specializuar ne Tiranë dhe një 22 vjecar tjetër, i cili kishte marrë dëmtime te lehta ne trup dhe u trajtua ne spitalin e Sarandës.
Mësohet se ne momentin e ngjarjes, duke luajtur me te rinjtë ishte dhe babai dhe vëllai i 22 vjecarit Armando Kazma, te cilet shpëtuan pa dëmtime.
Mësohet se 22 vjecari është futur me shenja jete ne ambulance por ka ndërruar jete gjate transportit për në spitalit pasi aty ka mbërritur i vdekur.