Filloreta Raçi (Fifi ) dhe Adis Patushi po jetojnë historinë e tyre të dashurisë para syve të publikur, me të cilët ndajnë shumë gjëra, nga shakatë deri te dedikimet romantike.
Kështu ka ndodhur kohët e fundit, ku këngëtarja duket më e dashuruar se kurrë me Adisin. Fifi ka bërë edhe një dedikim romantik në rrjetet sociale për të dashurin e saj.
“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të ët dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime , dashnia që e kërkova për vite me rradhë . Të dua”- shkruan Fifi në një postim në Instagram.