Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe i PL-së, Ilir Meta firmosin mesditën e sotme paktin për zgjedhjet vendore të vitit tjetër, që do të zhvillohen në 14 maj.

Në bazë të marrëveshjes, PD do të propozojë kandidatët për kryetarë bashkie, ndërsa PL, do të fokusohet te këshillat bashkiakë.

Nëse opozita fiton, në krye të këshillit, ose parlamentit të Tiranës pritet që të jetë vetë Ilir Meta.

Në nisje të takimit me Metën, Berisha u shpreh “Mos harro është procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana në qeverisje”.