
I ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”, Flor Gjini nuk e kurseu një thumb të fortë për moderatoren e “Dancing With the Stars”, Bora Zemanin dhe moderatorin e “Më lër të flas”, Donald Veshajn. Teksa tregoi se i ishte propozuar të ishte pjesë e spektaklit në “Gold Room” dhe në “Fun Club”, moderatori u shpreh se atij nuk i pëlqen ta marrë vëmendjen me puthje.
Flori nuk përmendi emra, por la të kuptohej se i referohej puthjes së Borës me Donaldin në “Big Brother VIP”.
“Nuk e marr vëmendjen me puthje. Vëmendjen me puthje e marrin ata që fitojnë edhe vendin e punës”, u shpreh ai.