Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre më 25 shtator. Në një dasmë me plot atmosferë, fjalën hapëse e kishte babai i Zenit, ish-kryeminstri Sali Berisha, i cili i emocionuar u shpreh: “Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenit, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”.

Ndërsa, sot, mamaja e Arminës, Moza Mevlani deklaroi se u ndje shumë vlerësuar nga fjalët e Berishës. Kjo pasi, sipas saj, fjala e ttij ka shumë peshë.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”, tha ajo te ‘Rudina’.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Armina tha se u ndje shumë e emocionuar nga fjalët e Berishës, pasi nuk i priste.