Gent Zenelaj ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku ka rrëfyer shumë gjëra që nuk i dinim për karrierën e jetën e tij personale. Genti është ndalur edhe tek grupi The SHBLSH ku bënte pjesë ai, Ermali dhe Juli.

Genti tregoi se në puntatën e parë të ‘Apartamentit 2XL’, kur u ribashkua me Ermalin dhe Julin, shpërtheu në lot.

“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por në Apartamentin 2XL, Ermali ka qenë i ftuar për puntatën e parë. Ermali me pas e pëlqeu shumë formulën dhe vendosi të qëndrojë. Pra ishte ribashkimi ynë. Pasi përfundoi puntata e parë unë kam qarë si fëmijë sepse ishte një shkarkesë emocionale”, tha Genti.

Aktorit iu kërkua nga moderatorja Ester Bylyku, të zbulonte një koleg/e që i kishte dal nga fjala, por Genti zgjodhi diçka tjetër. Ai tregoi një rast që ai i kishte dal nga fjala dikujt dhe përmendi emrin e Julit.

“Kur lashë Apartamentin 2XL, në një farë mënyre i dola nga fjala Julit, kolegut tim që e kisha prej shumë kohësh, gjë që solli dhe një ftohje shumë të madhe mes nesh. Unë duhej të lëvizja, e ndjeja nevojën të bëja diçka tjetër, të shkoja në një dimension tjetër”, tha ai.