Bashkëshortja e Armaldo Kllogjerit, Aida, e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar se Maestro i njeh nga jashtë Luizin dhe Valbonën, por kishin shumë vite pa u takuar.

“Është thënë që njihen nga jashtë. Por ka ndodhur para shumë viteve. Vetë natyra e punës nuk i ka lënë që të kenë kontakte të vazhdueshme vitet e fundit. Edhe me Valbonën ka pasur një bashkëpunim dhe nuk janë takuar më. Armaldo ka pasur një imazh tjetër për Oltën, por pas hyrjes në Big Brother ka ndjerë një suport nga ajo dhe nuk e ka harruar akoma”, tha Aida.