Pak ditë më parë u bë publik lajmi se dy motra nga Berati ishin përdhunuar nga dy të rinj.
Ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi ngjarjen. 19 dhe 16-vjeçarja denoncuan 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20-vjeçarin Andon Shoshari, po nga Berati, se kishin kryer marrëdhënie seksuale me to me forcë.
Denoncimi i bë në polici nga njëri prej bashkëshortëve të vajzave pasi këto të fundit ishin shprehur se ishin të frikësuara e të terrorizuara nga ngjarja.
Detaje të reja tronditëse janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë pasi mamaja e vajzave ka rrëfyer një version të paimagjinueshëm të rrjedhës së ngjarjes.
Rudina Jashari thotë se vajza e saj 16-vjeçare ka qenë e fejuar më parë me njërin nga përdhunuesit e akuzuar, 20-vjeçarin Andon Shoshari të cilin e ka edhe kushëri të parë, djalë halle. Ajo ka deklaruar se të bijën nuk e kanë përdhunuar.
Jashari shton se e bija tashmë është e martuar me një burrë tjetër dhe janë kunati dhe kunata e saj që e kanë futur në këtë mesele.
“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shesharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje.
Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin.
Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi.
E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flas me vajzën time, nuk e lënë ata.
Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë. Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin”-ka thënë e ëma e 16-vjeçares në media.