U bënë më shumë se dy muaj që kur ka përfunduar Big Brother Vip dhe dyert e assj shtëpie janë mbyllur.

Por si duket, shtëpia më e madhe dhe më e njohur në vend është rihapur, nga një prej konkurrentëve më të fortë.

E kemi fjalën për Donald Veshajn. Ai ka postuar në Instastory disa pamje nga brenda shëpisë, së bashku me Romeon dhe Mozzik.

Nuk dihet nëse emisioni i tyrr i parë është regjistruar aty, por nga videot atë lë të kuptohet.

Kujtojmë se “Më lër të flas” fillon nesër në orën 22:00 dhe i ftuari i parë është Mozzik.