Moderatorja sportive Eva Murati na ka prezantuar me njerëzit e saj më të dashur.

Këtë fundjavë ajo ja ka dedikuar familjes dhe me anë të disa postimeve në rrjetet sociale ajo ka prezantuar të gjithë me motrën e saj identike dhe të vëllain.

Eva dhe motra e saj Doris janë aq të ngjashme me njëra tjetrën sa mund të ngatërrohen lehtësisht.

‘Nuk e kupton sa të mungojnë motra dhe vëllai në jetën e përditshme derisa rinis udhëtimet me familjen love them!!!’ ka shkruar ajo.