“Të “ndarë” nga mediat padrejtsisht, të bashkuar prej vitesh përjet’sisht”, shkruante Art Abazi kur mediat raportuan ndarjen e tij nga e fejuara. Por siç duket kanë qenë të vërteta dhe Arti e ka konfirmuar sot ndarjen.

Këngëtari përmes një statusi ka deklaruar se ai dhe partnerja e tij i kanë ndarë rrugët.

“Përmes këtij postimi i kërkoj falje mediave për reagimin e paarsyeshëm që unë kam bërë ndaj tyre dhe gjithë njerëzve që më kanë ndjekur virtualisht gjatë gjithë këtyre ditëve e të cilët ndoshta edhe i kam zhgënjyer për një moment pa dëshirën time. Sidoqoftë, e vërteta qëndron në faktin që unë dhe ish-partnerja ime kemi vendosur t’i ndajmë rrugët për t’i kontribuar qetësisë dhe të ardhmes sonë. Kur ndarjet ndodhin pas shumë vitesh bashkim, jo gjithmonë emocionet kontrollohet lehtë. Andaj, duke ju falenderuar që na keni dhënë rëndësinë tuaj ju përqafoj sinqerisht!”, shkruan ai.