Edmond Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Ky i fundit është djali i dajës së Elton Lekstakajt, i cili kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1996.
Haxhia ishte kthyer në Shqipëri nga Angli prej disa muajsh. Ndërsa ekzekutori i ngjarjes, nje killer portuges me pagese, mësohet se ka humbur gjurmët në fshatin Gjadër pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.
Në një konferencë për mediat, drejtori i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije ngjarja ka ndodhur për movite gjakmarrje dhe se ekzekutori i Nikulajt ka qenë një shtetas portugez i cili ka bashkëpunuar edhe me 5 persona të tjerë të huaj. Njëri prej tyre ka shtetësi shqiptaro-britanike. Te gjitha duket qe jane arratisur tashme jashte Shteti.
Janë shpallur në kërkim:
Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, shtetas britanik
Harriet Bridgeman, shtetase britanike
Thomas Mithan, shtetas britanik
Steven Hunt, shtetas britanik
Gjakmarrja mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj:
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.
Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën.
Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.
Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes.
Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarje këto të pazabardhura