Nga Policia Bashkiake  janë vendosur sot  masat administrative gjobë ndaj dy subjekteve që veprojnë në zona të ndryshme të qytetit, për depozitim të ambalazheve dhe mbetjeve të tjera në hapesira publike trotuare pranë pikave të grumbullimit të lejuara vetëm për mbetjet urbane urbane.
Pas verifikimeve të denoncimeve të qytetarëve  përmes fotove dhe videove, në zbatim të nenit 9, të ligjit 89/2022 për kompetencat e Policisë Bashkiake në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së hapësirave publike, është  vendosur  gjobë  ndaj biznesit “Big Market”, në rrugën “Qemal Draçini per ndotje te hapesirave publike me ambalazhe,  si dhe ndaj  Restorant “Tradita”, në rrugën “Edit Durham”, për depozitim të mbetjeve të kopshtarisë jashtë pikave të grumbullimit duke krijuar ndotje në hapesirën publike “trotuar”.
Bashkia Shkodër, përsërit thirrjen drejtuar qytetarëve dhe subjekteve që të kontribuojnë masivisht në mbajtjen pastër të ambientit duke i depozituar mbetjet në vendet e duhura dhe sipas kritereve, si dhe duke vijuar të denoncojnë të  gjitha rastet  e shkeljeve që konstatohen.