Aktorja e famshme, Hilary Duff, është shfaqur e gjitha e zhveshur për kopertinën e “Women’s Health Body Issue”. Madje ka zbuluar edhe një tatuazh që fansat nuk e kanë parë asnjëherë.

Në intervistën shoqëruese, Hilary foli për imazhin e trupit në Hollywood.

“Jam krenare për trupin tim. Jam krenare që ka prodhuar tre fëmijë për mua. Unë kam arritur në një vend ku të jem paqësore me ndryshimet nëpër të cilat ka kaluar trupi im”, tha ajo për revistën.

Edhe pse është krenare, Duff u tregua e sinqertë për mënyrën se si trupat ndryshojnë në Hollywood.

“Dua që njerëzit të dinë se një artist në make-up ka vendosur shkëlqim në të gjithë trupin tim dhe dikush më ka vënë në pozicionin më lajkatar”, shtoi Hilary.