Semi Jaupaj ka postuar mbrëmjen e sotme në Instastory një video ku duket se po kalon pak kohë me ish partnerin e saj Bojken Lako. “Shokë të ngushtë përjetë”, shkruan Semi.
Këngëtarja e njohur e përfolur akoma më shumë pas eksperiencës në Big Brother Vip, foli pikërisht gjatë eskperiencës së saj për lidhjen me Lakon.
“Gjëja që më ka pëlqyer më shumë te Bojkeni është që ka dashur të më lërë shumë të lirë dhe ngaqë e ka ditur se kam dashur që të merrem me muzikën dhe të kisha gjëra të tjera primare…Ngaqë e ka ditur këtë gjë, s’ma ka bërë kurrë këtë kërkesë (që të bënin fëmijë)”, u shpreh ajo.