Aktorja e njëkohësisht deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga futbollisti i njohur, Keith Owen Groeneveld.
Lidhja e tyre ishte mjaft e kritikuar nga fansat pasi Adriana ishte shumë më e madhe se ish-partneri, por edhe pse ai ishte afrikan.
Teksa ka kaluar pak kohë nga ndarja e tyre, Matoshi vazhdon të merret me angazhimet e përditshme. Madje ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ashtu siç ka qenë gjithmonë.
Së fundmi, deputetja e njohur është fotografuar teksa ndodhet në një seancë plenare në Kosovë. E ajo që bie menjëherë në sy është veshja e saj krejtësisht interesante duke dalë pak jashtë kornizës zyrtare.