Mbrëmjen e djeshme fotoja e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, bëri bujë në rrjet, pasi për herë të parë pas përfundimit të “BBV”, dyshja ka pranuar se janë rikthyer së bashku. Ata gjithashtu njoftuan se gjithçka do e tregojnë në emisionin e parë të sezonit të ri të “Më lër të flas”.

Prej kohësh përflitej që ata ishin bashkë, pasi paparacët i kanë kapur duke drekuar e duke darkuar me njëri-tjetrin, e madje edhe jashtë vendit duke bërë shopping, por dyshja asnjëherë nuk bënin dalje publike bashkë dhe nuk reagonin për lajmet.

Por kjo lidhje nuk do të mbetet asnjëherë pa u komentuar, për shkak të trologjisë së krijuar në “BBV” Trixa-Donald-Bora, gjë e cila vijon të jetë si një hije në këtë histori.

Të gjithë e mbani mend kur Trixa komentoi në foton ku Bora u puth brenda “BBV” me Donaldin ku shkruante:

Të gjithë e gjykuan kur më pas ajo ndërtoi një raport me Borën, por tashmë që Bora u rikthye me Donaldin, janë fansat e Trixës ata që duke përdorur fjalët e saj dikur, po ironizojnë situatën.