Aktori i njohur turk Burak Çelik është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun me serialin “Senden Daha Guzel”, i cili është aktualisht në transmetim. Jeta e tij private përbën kuriozitet të madh dhe për fansat shqiptarë.
Pak kohë më parë ai u kap mat më të dashurën duke dalë nga një restorant. Partnerja e tij është aktorja turke Asli Turanli. Tani që lidhja e tyre është bërë publike dyshja kanë pozuar për herë të parë me njëri-tjetrin.
Asli ka publikuar një foto ku shihet e përqafuar me Burakun, krahas së cilës ka shkruar: Hihi fund i lumtur! Fotoja është ripostuar më pas Dhe nga aktori.