Erion Veliaj nuk është i pari rilindas që pasi del nga SPAK-u deklaron se erdha me dëshirë dhe “shyqyr erdhi kjo ditë që të vijmë në prokurori”. Para tij një deklaratë të tillë e ka bërë edhe Rakip bëmëmadhi i Kamzës.

Rakip Suli shkoi në prokurori për dyshime për shpërdorim të detyrës dhe shkelje e barazisë në tendera, më konkretisht tenderat për pastrimin e territorit të bashkisë Kamëz dhe abuzim me fondet e tërmetit.

Emisioni “PLUG” në Syri Tv ka bërë një punë voluminoze investigimi për punët e Rakip Sulit, investigim që do të publikohet ekskluzivisht së shpejti në Syri Tv.

Nga të dhënat e para zbulojmë se kompania që ishte kontraktuar për pastrimin e mbetjetve nga Rakipi, “ALKO-IMPEX” ka ndërprerë kontratën me bashkinë Kamëz, fakt ky i pranuar më pas edhe nga bashkia në komunikimin me “PLUG”.

Historia mes “ALKO-IMPEX” dhe bashkisë Kamëz nisi në vitin 2018, kur Bashkia Kamëz zhvilloi një tender për pastrimin dhe grumbullimin e mbetjeve, me vlerë 1.4 miliardë lekë. Kontrata në formë PPP-je, i jepte mundësinë privatit, “Alco Impex” të mbledhë plehrat e Bashkisë Kamëz për 12 vite. Kjo kompani është në pronësi të nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi.

Pas investigimit të “PLUG” rezulton se kjo është një aferë e pastër korruptive, ndaj edhe investigimi dhe denoncime të shumta kanë detyruar prokurorinë që të fillojë një hetim të thelluar, gjë që derivon edhe në prishjen e kontratës në mes të afatit të PPP-së. Kontrata është prishur në prill 2024.

Emisioni “Plug” do të vazhdojë të kërkojë dokumentacionin e plotë nga bashkia Kamëz dhe kompania në pronësi të, Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit të PS, Sadri Abazi.

Ndërprerja e kësaj PPP-je, përveçse do të nxjerrë në pah një aferë korruptive marramendëse, për të cilën Rakipi, sigurisht, që do shkojë me qejf në SPAK, se siç ka thënë vetë, “shqyqyr erdhi kjo ditë”, do të ketë pasoja kolosale me situatën mjedisore në gjithë territorin e bashkisë Kamëz.

Hollësi, fakte dhe detaje teper të rëndësishme rreth kësaj afere do të silljen në emisionin “PLUG”, stafi i të cilit po vijon një punë intensive në zbardhjen e plotë të aferës./ Syri.net