• #114 (no title)
GazetaJonë
No Result
View All Result
No Result
View All Result
GazetaJonë
No Result
View All Result
Home Rajon

Gazeta serbe zbulon prapaskenat: Britania e Madhe po insiston që Ballkani i Hapur të dështojë, presion Ramës dhe Vuçiç

Gazeta serbe zbulon prapaskenat: Britania e Madhe po insiston që Ballkani i Hapur të dështojë, presion Ramës dhe Vuçiç

Enki by Enki
April 19, 2022
in Rajon, Slider
0
Gazeta serbe zbulon prapaskenat: Britania e Madhe po insiston që Ballkani i Hapur të dështojë, presion Ramës dhe Vuçiç
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Britania e Madhe është duke ushtruar presion të madh që nisma e Ballkanit të Hapur të dështojë, kështu shkruan një gazetë serbe duke cituar një diplomat anonim.

Sipas “Serbian Monitor”, tregu i përbashkët i punës mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është “gjemb në sy për disa shtete perëndimore”, përfshi Britaninë e Madhe që po insiston në dështimin e kësaj nisme.

Një diplomat është shprehur nën anonimitet se presioni më i madh për ndalimin e projektit të Ballkanin e Hapur po bëhet ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Anglezët janë më këmbëngulësit në synimet e tyre për të rrëzuar nismën e Ballkanit të Hapur. Ata po ushtrojnë presion të madh, veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila është hallka më e dobët e kësaj nisme pas largimit të Zoran Zaev dhe emërimit të ekonomistit Dimitar Kovaçevski kryeministër i ri më 17 janar të këtij viti. Bullgaria dhe Rumania janë nën ndikimin e madh të Perëndimit dhe Serbia më e fortë ekonomikisht nuk u përshtatet atyre; Presioni është mbi Vuçiçin dhe Ramën që të ndalojnë projektin”, ka thënë një diplomat i paidentifikuar.

Gazeta serbe thotë se liderat e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut kishin planifikuar të mbanin një takim në muajin mars, por për shkak të luftës në Ukrainë u vendos të shtyhet deri në muajin maj.

“Edhe pse udhëheqja serbe po përpiqet t’i rezistojë këtyre presioneve, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe kriza që pasoi kanë vonuar disa ngjarje të planifikuara. Edhe pse përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kishin planifikuar të mbanin një takim të ri në mes të marsit si pjesë e iniciativës, u ra dakord që për shkak të luftës në Ukrainë, takimi të shtyhet deri në maj, kështu që “të gjithë mund të fokusohen në krijimin e kushteve për funksionimin normal të ekonomive të tyre përkatëse dhe të monitorojnë efektet dhe pasojat e luftës në Ukrainë në treg”, shkruan gazeta serbe Monitor.

Tags: aleksander vucicBallkani hapuredi ramasetbia
Previous Post

Blogerja e seksit rrëfen bashkëjetesën 3-she me Getoarin dhe Kastron: Çfarë mbante reperi te sirtari…

Next Post

PS nuk përjashtoi Ornaldo Rakipin, reagon Lulzim Basha: Rama mburojë e non gratave

Next Post
PS nuk përjashtoi Ornaldo Rakipin, reagon Lulzim Basha: Rama mburojë e non gratave

PS nuk përjashtoi Ornaldo Rakipin, reagon Lulzim Basha: Rama mburojë e non gratave

LIFESTYLE

  • All
  • Buzz
“Pse shan, ça dreqin ke?”/ Ronela Hajati nuk “toleron” më, u kthehet ashpër bullizuesve në rrjet
Buzz

“Pse shan, ça dreqin ke?”/ Ronela Hajati nuk “toleron” më, u kthehet ashpër bullizuesve në rrjet

by Enki
May 16, 2022
0

Është folur shumë për Ronela Hajatin së fundmi në rrjet, nga ata që e adhurojnë muzikën e saj dhe energjinë,...

Read more
E bujshme / Gazeta austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e presidentit shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri
Aktualitet

“Një informator i cili u fsheh në Austri për shkak të kërcënimeve me vdekje rëndon pozitën e kreut të shtetit...

Read more
Rama e bën sërish/ Fotografohet duke bërë pazar përballë selisë së PD
Aktualitet

Rama e bën sërish/ Fotografohet duke bërë pazar përballë selisë së PD

by Enki
May 16, 2022
0

Kryeministri Edi Rama është fotografuar sërish këtë të dielë duke bërë pazar në një supermarket në Tiranë. Mësohet se kreu...

Read more
Robert Berisha në lidhje të re dashurie, reagimi i Norës nuk pritej
Buzz

Robert Berisha në lidhje të re dashurie, reagimi i Norës nuk pritej

by Enki
May 16, 2022
0

Vetëm pak ditë më parë, Robert Berisha zbuloi gjatë një interviste në Top Albania Radio se ishte në një lidhje...

Read more
Prev Next

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Botë
  • Buzz
  • E jona
  • Horoskopi
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Moti
  • OP-Ed
  • Rajon
  • Slider
  • Sport
  • Të tjera
  • Teknologji
  • #114 (no title)

© 2022 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #114 (no title)

© 2022 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

✕