Prej disa ditësh në rrjetet sociale ekziston një debat për zbrazëtinë e plazheve në Shqipëri, ndërsa shumë thonë se arsyeja është mungesa e turistëve nga Kosova që këtë vit kanë zgjedhur destinacione të tjera.
Qoftë kjo për arsyen e çmimeve të larta, apo nga diçka tjetër, shumë e mendojnë si të vërtetë.
Por gazetari Berat Buzhala mendon ndryshe. Në një shkrim të tijin, ai rendit disa nga zhvillimet e Shqipërisë në trurizëm dhe infrastukturë, teksa thotë se turizmi në Shqipëri nuk mbahet gjallë nga shqiptarët e Kosovës.
Ai shkruan më tej se Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur shqipërinë për shkak të çmimeve të ulëta në të kaluarën si dhe thjeshtësisë për t’u marrë vesh për shkak të gjuhës, por tashmë sipas tij Shqipëria nuk ka nevojë për turistat nga Kosova pasi është destinacion për tusitat e huaj.
Shkrimi i Buzhalës:
-Në Vlorë po ndërtohet një aeroport ndërkombëtar, që i mundëson edhe fluturimet transatlantike;
– Në Palasë, afër Dhërmisë, po ndërtohen 7 hotele me pesë yje, përfshirë brendet më të famshme botërore;
– Në Vlorë po ndërtohet një shëtitore rreth 30 kilometra e gjatë, që shkon deri në Orikum;
– Në Sarandë gjuha që e dëgjon më së paku është gjuha shqipe, kurse turistët e vendeve skandinave, ata më të pasurit në botë, janë turistët me numrin më të madh. Qindra mijëra prej tyre kanë blerë edhe banesa.
– Në Aeroportin e Rinasit po fluturojnë mbi 1 milion njerëz në muaj;
– Buxheti i Shqiperisë është rreth 7 miliard edhe njëherë më i madh se i Kosovës, ndonëse Shqipëria ka më shumë se Kosova vetëm rreth 900 mijë banorë;
– Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe anëtaresimi i saj ne BE është çështje 5-10 vitesh;
– Shqipëria është aleati kryesor i Amerikës në këtë pjesë të Ballkanit, edhe atë pa marrë parasysh cila parti e ka pushtetin atje.
Në anën tjeter, ka njerëz të marrë në Kosovë që mendojnë se turizmin në Shqipëri e mbajmë ne gjallë.
E para, na kurrë në Shqiperi nuk kemi shku në deti për arsye patriotike, por sepse ka qenë lirë dhe sepse të shumtën e rasteve jemi monolingual, na ka ardhë më lehtë me u kuptu – posaçerisht në Shengjin, Golem e Velipojë.
Sa më afër BE-së, sa ma e fortë ekonomikisht, aq më shtrenjtë ka me qenë Shqiperia. Mos besofshi shkoni deri në Kroaci.
Normalisht që ka me kushtu pak ma shtrenjtë kur në shezllonin tjetër është Kasperi nga Oslo, e jo Shabani nga Çabiqi, a Deda nga Zllakuqani.
Mos u boni të marrë, tashmë Shqiperia nuk varet prej nesh. Ne varemi nga Shqipëria.
Ah, po. Ne Shqipëri ka krim dhe korrupsion, sic ka në cdo vend tjetër. Madje është endemik, por fatbardhësisht tash Shqiperia e ka edhe SPAK-un, që po i heton, po i arreston, e shumë edhe po arratisen.
Do me thanë, si i bonem dy plazha ne liqenin e Ujmanit, po mendojme që tash s’kena nevojë për askënd.
Ikni atje more hajvana.