Afera e inceneratorëve është cilësuar nga disa ekspertë dhe gazetarë si skandali më i madh i dekadave të fundit.
Gazetarja Ola Xama, teksa publikon disa dokumente për inceneratorin e Tiranës, ka disa pyetje.
“Përfaqësuesit e qeverisë shprehen se nuk ka përfunduar afati i kontratës për të ndërtuar impiantet e djegies së mbetjeve për inceneratorin e Tiranës, por sipas vete dokumenteve që ka dorëzuar kompania, zotohet të ketë instaluar impiantin e parë brenda vitit të 2-të të kontratës, madje edhe të krijojë të ardhura nga shitja e energjisë elektrike.
Çfarë ka bere autoriteti kontraktor në këtë rast? A ka një njësi monitorimi të kontratave? Çfarë është zbuluar? Pse është toleruar shkelja e kontratës dhe përse vetëm shteti e zbaton atë duke vazhduar dhe sot që pronarët janë në kërkim, të bëjë pagesa nga “frika e arbitrazheve”?
(Kontrata është bërë efektive në gusht 2017 dhe brenda gushtit të vitit të shkuar duhet të ishin ndërtuar të paktën 3 impiante që do të prodhonin 35 mije MWh.)
Kompania thotë vetë: impianti i parë që do të prodhojë energji do të jetë gati muajin e 5-të të vitit të dytë,” shkruan ajo.