![-640-0-1678447868-ambulanca-1684997191](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/06/640-0-1678447868-ambulanca-1684997191.jpg)
Një 28 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Kodër Vaqarr. Policia thotë se i riu dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 27.08.2024, rreth orës 08:00, në Kodër Vaqarr, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi J. I., 28 vjeç”, thotë policia.