Reperi Gjiko është duke u përballur me akuzën e përdhunimit të një të miture. Asdren Gjikolli akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, duke e mashtruar fillimisht të miturën se do ta bënte këngëtare dhe se do ta angazhonte në videoklipe. Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se në vitin 2017, reperi ka kryer marrëdhënie me të miturën, pasi e kishte ftuar në banesën dhe i kishte dhënë substanca narkotike. Në letrën e akuzës thuhet se pasi e ka marrë në shtëpinë e tij, me mashtrime dhe premtime për ta bërë këngëtare dhe pjesëmarrëse në shumë klipe, ai i ka dhënë substanca narkotike vajzës, që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç. Më pas, ai ka abuzuar seksualisht me të miturën, e cila ka denoncuar ngjarjen vetëm 2 vite më pas.