Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kryer ditën e sotme një vizitë pranë familjes Avdia në Tiranë, së cilës iu nda nga jeta vogëlushja 7-vjeçare në plazhin e Potamit.
Për mediat, Nano ka kërkuar që të mos keqkuptohet vizita e tij pasi ndodhet aty si prind e si qytetar.
“Nuk dua të keq keqinterpretohet vizita ime, kam ardhur këtu të shpreh me shumë hidhërim nga shpirti ngushëllimet e mia për humbjen tragjike të fëmijës. Kam ardhur si prind si qytetar dhe e falenderoj familjen Avdija e cila i mirëpriti ngushëllimet e mia. Përveç përgjegjësive dhe çfarë ka ndodhur i falënderoj dhe i mirëkuptoj që ngjyrimet e caktuara i kanë lënë mënjanë dhe janë duke vuajtur për atë çfarë i ka ndodhur”, tha Gledis Nano për mediat menjëherë pasi la familjen Avdija.