Deputetja Grida Duma ka komentuar rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Duma tha se e njeh Berishën si lideri që krijoi PD-në.

Ajo u shpreh se do e respektoj personalitetin e tij, teksa shton se Berisha duhet të zgjidhë në gjyq çështjen e non-gratës.

“Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë. Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi PD-në. Do respektoj personalitetin e tij.

Unë kam një mesazh urimi për të, që nga momenti i parë që Sali Berisha, për dinjitetin e tij thotë ai, të zgjidhte dhe çështjen gjyqësore për non-gratën.

Berisha nuk ka nevojë që ta respektosh thjesht si kryetar. PD do një zgjedhje të madhe drejt të ardhmes, dhe i jam drejtuar gjithmonë qartësisht.

Çështja e non-gratës do na jetë një shpatë për zgjerimin e PD-së. Unë jam shfaqur në publik, nuk kërkoj më asnjë post nga PD.

Madje kam dalë dhe kam thënë se nëse PD nga Sali Berisha do konsiderohet si fëmijë e tij, dujhet të lihet e lirë.

Jo se ka munguar ndonjëherë respekt ndaj figurës së tij. Ai mund të bënte zgjedhje më të mira.

Nuk mund të këshilloj Berishën, pasi pesha me të cilën ai i drejtohet demokratëve, është më e madhe.

Këtu kemi qenë dhe ju kam thënë se ringritja e PD-së përfshin dhe largimin e Berishës. Janë pjesë të dyja palët.

Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë” – tha Duma.