Deputetja e PD-së, Grida Duma ka ngritur zërin në seancën plenare duke i kërkuar n/kryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj që të mbajë qetësi, pasi sipas saj gjatë kohës që po zhvillohej interpelanca mes Ervin Salianjit dhe Bledi Çuçit në sallë kishte plasur muhabeti duke drejtuar gishtin nga llozhat.
“Gjatë kohës që fliste përfaqësuesi i juaj dhe i joni ka vetëm zhurmë atje (drejton gishtin nga llozha). A është e mundur të ketë pak respekt, mos ketë zhurmë kur flasin përfaqësuesit e popullit. Mund ta kemi pak etikë?
Mund të mbani pak qetësi në sallë, që të ketë pak seriozitet? Se nuk doni t’ja dini, që vazhdoni me të njëjtin politizim për cdo gjë, e kuptoj, por etika sipërfaqësore, a mund të mbahet? Shikoj ato zonjat që flasin nuk u bën përshtypje fare” tha ajo.