Bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey, u dërgua me urgjencë në spital me një çrregullim të trurit pas COVID-19. Sipas mediave të huaja, 25-vjeçarja është shtruar në një spital në zonën e Palm Springs, teksa ka paraqitur disa probleme në lëvizje.

Ekspertët thonë se simptomat e saj nuk janë në përputhje me moshën e saj dhe se ato mund të shfaqen tek të moshuarit. Mjekët po shqyrtojnë nëse gjendja e saj është e lidhur me COVID19 . Ajo u gjet pozitive me bashkëshortin e saj disa javë më parë.

Ajo tashmë ka dalë nga spitali dhe po monitorohet nga mjekët në shtëpi. Çifti u martua në Manhatan në shtator të 2018.