Animalistja Jonida Çobani Gjoka ka bërë jo pak bujë me deklaratat e saj në media, ku e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot.

Animalistja ka habitur me deklaratën duke thënë se mishi i njeriut ka më shumë shije nëse konsumohet ndaj dhe kanibalët shijojnë më mirë se njerëzit. Në Euronews, ajo u shpreh se kjo është diferenca mes kanibalëve dhe mishngrënësve.

“Nuk e absorboj dot mendimin se si mundemi ne të ushqehemi mbi dhimbjen, vuajtjen e një shpirti tjetër. Si mund të marrësh ti shpirtin e dikujt tjetër, kur shpirti yt është aq i vyer për ty. Për mua, kjo është një formë kanibalizmi, nuk kemi respekt për jetën.

Nuk ka shumë diferenca, e vetmja diferencë kanë më shumë shije se ne, dinë të hanë më shumë se ne. Në kuptimin që, thonë që njeriu shijon më shumë. Kjo është diferenca mes kanibalëve dhe mishngrënësve”, theksoi ajo.