Elsa Lila u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” nga vlerësimi i jurisë, ndërsa nga votat e publikut u shpall përfaqësuese për Eurovizion Albina Kelmendi. Në rrjet u tha se Elsa ishte zhgënjyer dhe se kishte refuzuar të merrte kupën, të cilën ia kishte lënë produksionit.
Mirëpo, ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Këngëtarja së bashku me vajzën e saj, Evitën, kanë shkuar në zyrat e RTSH-së për të marrë trofeun. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “Radio Televizionit Shqiptar” në Instagram.

“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,” shkruhet ndër të tjera në postim.

Kujtojmë se këngë “Evita” është një dedikim nga Elsa për vajzën e saj.