Hakerat vjedhin të dhënat e shqiptarëve , ONE Albania mbyll dyqanet: Ikni në shtëpi!
Kompania telefonike “One Albania” është vënë nën “kthetrat” e hakerëve të Homeland Justice. Hakerët njoftuan mëngjesin e sotëm në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.
Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie.
Hakerat shkatërrojnë sistemet e ONE Albania , kaos me shërbimin, punonjësit thirren URGJENT në punë
Hakerët thotë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike.
Pas sulmit, i cili e ka gjetur të pambrojtur kompaninë celulare dhe ka futur në kolaps të gjitha sistemet e saj, punonjësit janë njoftuar që të ktheheshin në shtëpi.
Punonjësit të cilët u janë drejtuar këtë mëngjes dyqaneve të shërbimit ndaj klientëve, janë njoftuar përmes një e-maili që të ktheheshin në shtëpi sepse sistemi i rimbushjeve, pagesave apo dhe rinovimi i kontratave nuk ka qenë funksional.
“Po përmirësojmë sistemet”, ka qenë mesazhi për stafin. hakerat kompania one albania hakerat kompania one albania