Shumë prej nesh kanë tentuar njëherë në jetë. Shikimi në filxhan apo aftësia e parashikimit të së ardhmes me shikim apo lexim të filxhanit rrjedh qysh nga Kina e vjetër.

Gjegjësisht, në kohët e lashta, kinezët kanë lexuar të ardhmen nga filxhani, por jo nga filxhani i kafes por nga filxhani i çajit.

Në Europë vëmendje të veçantë shikimit në filxhan i kanë kushtuar Romakët e vjetër, por edhe në Itali kjo traditë ka mbetur deri në ditët e sotme. Në historinë më të re, kafja po bëhet pija më e përhapur dhe po e zëvendëson çajin, ashtuqë tani gati në të gjitha pjesët e botës e ardhmja lexohet nga kafja.

Por, ne konsiderojme që shikimi i kafesë duhet të bëhet vetëm për argëtim , dhe të mos preokupohemi shumë se ç’do të ndodhë në të ardhmen, sipas shenjave dhe figurave në filxhanin e kafesë! Për fillim duhet të mësojmë se si përgatitet kafe e vërtetë dhe çka na duhet për ‘parashikimin e së ardhmes’ : Nevojitet filxhan (xhezve) gotë ovale pa dorezë kafe turke Na duhet kafe e fortë dhe e zier freskët.

Sheqer, qumësht apo disa shtojca tjera janë të NDALUARA! Kafja pihet e nxehtë, deri sa nuk është fundërruar.

ta pini kafën dhe në filxhan mbetet pak fundërrinë, me dorë të majtë sillni filxhanin në mënyrë që fundërrina të shtrihet sa më mirë. Me rëndësi është që këto lëvizje ti përsëritni 3 deri 7 herë. Filxhani rrotullohet i përmbysur me grykë poshtë (drejt tabllës) dhe ashtu lihet deri sa fundërrina të thahet pak. Nuk guxoni të jeni i padurueshëm dhe të ngritni filxhanin çdo moment, sepse mundë të prishni formën e figurave të mëparshme.

Ditët ideale për shikimin në filxhan janë e martë dhe e premte, kurse e diela dhe festat nuk janë të përshtatshme. Keni të drejtë në tri dëshira. Për ato të dashurisë është përgjegjës gishti i unazës, kurse për ato të punës ekskluzivisht gishti tregues.

VËREJTJE: Për simbolet që në këtë listë nuk paraqiten duhet të shfrytëzoni aftësitë tuaja intuitive. Për shikim në filxhanin e kafesë, ju nevojitet edhe përvojë, sepse ekzistojnë simbole të cilët interpretohen ndryshe, në varshmëri nga ngjyra dhe pozita në filxhan!

Ketu po ju japim udhëzimin e shkurtër se si të shikojmë gjegjësisht, lexojmë nga filxhani. Që të bëheni lexues i mirë i simboleve që përshkruhen nga kafja nëpër filxhan, ju nevojitet: intuitë e mirë, njohje e mirë e simboleve dhe natyrisht pamje e mirë. Gjithashtu, duhet të njihni edhe ritualin e përgatitjes që në filxhan “të pasqyrohet” e tërë e ardhmja e juaj.

Filxhanin duhet mbajtur në dorën e djathtë përderisa e pini kafën. Nevojitet që pjesa e mbrendshme të jetë e bardhë ashtuqë të dalloni më lehtë simbolet që formon fundërrina e kafes, të prisni pesë deri në dhjetë minuta që fundërrina të thahet. Në filxhan nuk guxon të shtohet sasi e re e kafes që të forcohen larat dhe as të preken. Sipas disa metodave “për përgatitjet për leximin nga filxhani”, kafja duhet të pihet në tre apo shtatë fyta.

Kjo varet nga përzgjedhja e juaj – mundeni por jo edhe patjetër të veproni ashtu (figurat në fund të filxhanit paraqesin personin apo shtëpinë e personit të cilit i lexohet filxhani. Figurat afër majës së filxhanit flasin se gjërat gati do të përmbushen. Figurat që dalin në vetë rrethin e filxhanit, tregojnë udhëtim apo ndërrim vendbanimi).

Pasi ta pini, filxhanin kurrsesi mos e rrotulloni që fundërrina të mbulojë të gjizha pjesët e mbrendshme të filxhanit, por duhet të bëni vetëm lëvizje nga e djathta në të majtë dhe pastaj filxhanin ta përmbysni.

E leni disa minuta që pikat e mbetura të kafes të kullohen në tabëll, letër apo tekstil. Asnjëherë mos e thani filxhanin duke e shtypur disa herë në bazën thithëse, me këtë do të prishni formimin e figurave dhe linjave në skajin e jashtëm të filxhanit të cilat janë shumë të rëndësishme për parashikim. Lexuesi filxhanin e mbanë ashtu që dorëza të jetë nga ana e djathtë.

GJEOGRAFIA E FILXHANIT Pjesa rreth dorëzës dhe ana e majtë nga dorëza paraqet personin të cilit i lexohet. Ana e majtë nga dorëza deri te gjysma e anës së majtë të filxhanit është koha e cila aktualisht po kalon, çereku tjetër i anës së majtë nga dorëza është koha e cila aktualisht vjen, ana e djathtë nga dorëza është i dashuri, burri, gruaja. Më afër skajit të jashtëm të filxhanit janë e tanishmja dhe e ardhmja e afërt, kurse drejtë fundit të filxhanit është e ardhmja e largët. Vetë fundi i filxhanit paraqet zonën e pafatë. KARAKTERISTIKAT E PËRGJITHSHME DHE PAMJA E FUNDËRRINËS SË KAFES Nëse filxhani është i mbushur me figura të qarta të cilat formojnë reliev të pasur, do të thot se bëhet fjalë për personin i cili ka jetë mjaft dinamike apo është, ndoshta, në fazën e ngjarjeve të shumta.Nëse filxhani është i mbushur me figura të imta dhe shumë precize, bëhet fjalë për person mendjemprehtë i cili e din saktë se çka bën. Çdo lëvizje e tij është e planifikuar. Simbolet që gjenden në afërsi të dorëzës paraqesin ngjarjet të cilat do të ndodhin në shtëpinë e personit të cilit i lexohet. Disa lexues i shpjegojnë të gjitha figurat të cilat janë në anën e majtë të dorëzës si e kaluar e afërt në lidhje me shtëpinë, kurse figurat në anën e djathtë si e ardhme e afërt, gjithashtu në lidhje me shtëpinë. Kurrsesi nuk guxoni të anashkaloni madhësinë e simboleve. Simboleve më të mëdha dhe të qarta duhet ti kushtoni më tepër rëndësi se atyre të imëta dhe vështirë të dukshme.Nëse fundërrina e kafes në filxhan ngjyrë e kaftë e mbyllur, është e dendur, bëhet fjalë për person me vetëbesim. Nëse fundërrina e kafes në filxhan ngjyrë e kaftë e çelë është e rrallë (tejdukshme), personi është sigurisht i shqetësuar dhe i pakënaqur. Në aspekt psikologjik, ai është tepër emocional dhe i ndjeshëm. Nuk duhet të shqetësoheni nëse nuk do të keni sukses menjëherë në “shikimin në filxhan” – për ta përvetësuar këtë aftësi ju duhet kohë, durim dhe mjaft përvojë. Është shumë e rëndësishme ti lidhni figurat të cilat paraqiten në filxhan, natyrisht, varësisht nga rëndësia e tyre. Duhet të ushtroni, por nëse keni intuitë të mirë shumë shpejtë do të bëheni lexues i mirë i së ardhmes. Në vazhdim të këtij teksti po ju japim një listë më të mirë, më të përhapur, më të gjatë dhe më të madhe figurash si dhe domethënien e tyre: Ajsberg – rrezik Akrobat – rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe Akuarium – pakënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip) Akullnajë – keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh Anije – pasuri, përfitime, udhëtim i suksesshëm Antenë – përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni Arkivol – do të afroheni me një person të padëshiruar Armë – rrezik apo zë Avion – ky simbol nuk interpretohet si paralajmërim për udhëtim por si përparim, trashëgimi të pasurisë. Nëse avioni është i shtypur, bëhuni i kujdesshëm – ju kërcënohet rreziku Bager – në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan. Bajonetë (thikë)– pafatsi e vogël Bletë – sukses në shoqëri, takim, lajme të mira Breg – paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve Breshkë – dikush ju punon pas shpine. Rrugë e gjatë deri tek qëllimi Bretkocë – ndryshime në punë. Keni shumë armiq Bri – bollëk, përfitim i papritur Brirë– rrezik në afërsi Buf (hut) – skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi Buqetë lulesh – gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë Burgi (turrjelë) – ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë. Burim uji, çeshme – shëndet të mirë Çajnik – takim me miqtë, shoqërim Çantë e hapur – mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni Çekan – brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë Çelës – zgjidhje, hapje të mundësive të reja, sukses në fillim të punës Çizme – mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja Dardhë – comfort, sukses financiar, do të trashëgoni pasuri Dele – lumturi Demi – gruas: joshje e dhunshme; mashkullit: përleshje me shoqen Derë – keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato Derr – në fund të filxhanit – sëmundje e rëndë në familje, në pjesën e sipërme – telashe të mëdha Dërrguc – fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme Deve – udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira Dhelpër – shok i pasinqertë, jo besnikëri Dhëmb – do t’ju prijë e keqe në të ardhmen Diell – sukses në fillim të punës, siguri, lumturi, pushtet. Fat i madh Dimër – mjerim, sëmundje Dorë – shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje Dorëza – sfidë e madhe Dragua – e kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë Dritare – e hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria Drunj – keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira Dry – i hapur – befasi, i mbyllur – brenga Dylbi – probleme për shkak të fshehjes, për ndonjë sekret Elefant – përfitim i madh, vonesë në sukses. Jeni shumë të dashuruar dhe kjo dashuri do t’ju kthehet me të mirë Enë – dasëm Engjëll – ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira Falkua – gjykim Femër – kënaqësi, pjellori, moral, mirëqënie, shumë femra- armiqësi, thashetheme, xhelozi. Femër e zhveshur – turp Fëmijë – pagëzim. Në fillim të filxhanit – shoqëri e re, ndërsa në fund të filxhanit – periudhë plot me probleme Fener – do të zbuloni kush ju ka vjedhur Fes, qeleshe – lajm i këndshëm zyrtar Fletë – mirëqënie, sukses Flutur – jostabilitet. Mendjëlehtësi, ndokush në jetën tuaj nuk është i përgjegjshëm. I besoni njerëzve që nuk ua duan të mirën, naivë. Fole – lumturi në familje LEXO EDHEParashiko fatin me anë të misrit kështu Fortesë – punë e kotë Foshnje – brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura Fshesë – do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja Fushë – begati Fytyrë – ndryshim, aheng Gaforre – armik Gardh – vështirë do ti realizoni dëshirat dhe planet tuaja Gëlltitje – mos merrni vendime të shpejta Gërshërë – është koha të dorëzoheni në lidhjen që nuk ju ka shkuar mirë Gjarpër – armik Gjeth druri – lot Gjeth tërfili – lumturi Gjysëm muaj – ndrrim i punës Gjyshe – “zi” në shtëpi Gotë – stabilitet, siguri. Pavarësi, integritet. Gozhdë – bëhuni të vëmendshëm. Shpirtligësi, padrejtësi Grep – dikush dëshiron t’ju lidhë apo t’ju mbështjellë, t’ju mbajë peng apo në kurth Grup njerëzish – gëzim i mirë Guaskë – lajme të mira Gur – vështirësi të mëdha Hallka – duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije) Hap – dëshmi në jetë Harpë – romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale Hekurudhë – udhëtim i gjatë Hudhër – takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë Hundë – ndokush pyet për ju Ibrik – përfitim i rëndësishëm, shëndet i mirë Iniciale – person që do ta njoftoni Insekt – do të keni halle dhe brenga më pak Insekte – vjedhje apo dëm i vogël Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. – kujdes shokët Kalë – duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë Kalorës – sukses në punë Kamxhik – dhunë, agresivitet seksual Kapele – gjithçka të ikë nga duart. Fatkeqësi e vogël, ndryshime, në fund të filxhanit – rivalitet, në fillim të filxhanit – harmoni dhe përmirësim i përgjithshëm Kaproll – do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë Karkalec – lajme nga miq që janë në rrugëtim Karrige – mysafir i papritur, probleme financiare. Stabilitet Karrocë – dëshpërim Katror –apati, mërzitje, depresion Këmbë – do të shtyni apo humbisni lajmet e mira Kengur – qetësi dhe lumturi në familje Këpucë – ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi Kitarë – momente romantike me personin e dashur Klerik – përparim, sukses Kokë – befasi në realizimin e qëllimeve

Kometë – visitor i papritur Krahë – porosi Krimba – inatë, përleshje Krokodil – telashe, fatkeqësi dhe ftohje mes disa raporteve tuaja Kryq – sacrifice, probleme me shëndetin Kufer – ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër Kuletë – përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim Kullë – jetë të gjatë dhe të lumtur Kala – mirëqënie financiare para martesës Kullotë – besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë Kulme – shtëpi e re Kurorë – sukses në secilën sferë të jetës Lak – veprim i paparamenduar që sjell probleme Lakër – xhelozi dhe komplikime në punë Lejlek – nëse është në fund të filxhanit – blerje në shtëpi, lindje, anësh filxhanit – humbje e shokut Leopard – të reja për rrugën në vende tjera Letër – zë i këndshëm Letra – arrijnë lajme të reja, nëse letra ka pika- do të fitoni para Libër – e hapur – ju pret një punë e mirë ku do keni sukses, libër i mbyllur – vështirësi në jetë Lis – sukses, lavdi Litar – i gjykuar pa faj

Llambe pranë dorëzës së filxhanit – para, festim, në fund të filxhanit – humbje personale, dy llamba- dy martesa Lodër – nostalgji për kohën e kaluar, më së shumti për fëmijërinë Lojtar – dëshpërim Lopatë – duhet të mundoheni shumë për ti realizuar planet e juaja. Luan – keni përparim në punën tuaj Lule – dëshira të plotësuara. Shenja të mira, realizim i dëshirave, nëse fletat janë në fund – vështirësi rreth realizimit të ideve dhe dëshirave, Lum – rrjedhë dredha-dredha – nëse të pamartuar – ndarje të fejesës, nëse të martuar – dyshim në sinqeritet mes partnerëve Macë – mospajtim me shokët, shpirtligësi. Keni kujdes, ndonjë i afërt do t’ju tradhëtojë, do të keni shokë të rremë dhe shoqëri të rrejshme. Majmun – ndokush do të tentojë të ju mashtrojë Mal – ambicie e madhe. Do të keni sukses, takime të reja, shpërblime. Telashe apo probleme të mundshme Maskë – tradhëti. Keni kujdes, një i afërt do ju mashtrojë – shokë të rremë. Nuk do të keni sinqeritet me personin e afërt, mashtrim, thashetheme, paqartësi. Mbret- fuqi e pabesueshme, forcë, sukses Medale – shpërblim Merimangë- tregon se paratë janë në ardhje (mund të ndodhë që nga disa rrethana ndokush t’ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe Mi – tradhëti, humbje e madhe Milingonë – do të ballafaqoheni me punë të vështira Mizë – brengë, halle Mjegull – gjithcka do t’ju shkëlqejë, rmjegulla të vogla – thashetheme, mjegulla të rralla – përfitim parash. Para jush keni probleme, nëse mjegullat kanë pika – do të keni probleme financiare.

Po ju mundojnë mendime të rënda Mjek (motër medicinale, infermier) – sëmundje, shkuarje në spital Mjellmë – përparim i madh pa probleme. Sukses në tërë sferat. Model – parregullësi në fund të filxhanit – ndryshim i gjendjes material Mollë – sukses në punë, takime të reja dashurie, do t’ju vie një ofertë e mirë.

E keni patjetër të rrezikoni deri sa të arrini qëllimet. Monedhë – sukses financiar, përfitime, pagesë të borxheve Monstrum – terror, dhunë Motor – lajmet e reja do t’ju vijnë shumë shpejtë Muaj – lumturi në dashuri, në gjysmën e parë të muajit – punë e re, gjysma e dytë e muajit – depresion, martesë për shkak të pasurisë Ndërtesë – largim dhe zhvendosje Ngarkim – gjëra të reja Njëbrirësh – ndokush ju do në mënyrë të fshehtë dhe është i dashuruar tek ju Njeri – përballja në pjesën e poshtme të filxhanit – besnikëri, martesë. Përballja në fund të filxhanit – ndarje, tradhëti Njeri i gjymtuar – sëmundje e shokut Numra – luaj loto me ato numra, tresh i bardhë seks Oktapod – rrezik Ombrellë – dashuri e re Orë – së shpejti do të keni takim të rëndësishëm Paketë – befasi Pallua – pasuri, trashëgim, jetë luksoze. Përfitime financiare Palmë – sukses, festë, lumturi, dashuri. Papagall – skandal rreth udhëtimit Parashutë – do të largoheni nga problemet Patë – zgjidhje për vendime të mira Paterica – ndihmoni një mik të ngushtë Pëllumb – mirëqënie përmes sacrifices. Prisni lajme të mira, lumturi Pemë – ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave

Pendë – dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.Pesëkëndësh – barazpeshë intelektuale Peshk – fat i mirë në punë. Lajme të shkëlqyera, mundësisht nga largësia, lumturi dhe sukses. Shqetësim, sa më shumë peshq, aq më shumë shqetësime. TradhëtiPeshkaqeni – keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.Peshore – drejtësi Pikë në fundërrinë – pike e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë Pishë – ngjarje e rëndësishme në dimër Plep – fëmijët tuaj do të kenë sukses Polic – armik i fshehtë Pompë – bujari Port – dinjitet Profil – shok i ri, njoftime dhe shoqëri e re Proshutë – armiqësi me rrethin Pullë – do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë Pullë postale – kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij Pus – kurth, dredhi Pushkë – do të ketë probleme, telashe, keqkuptime

Qafore, gjerdan – lumturi, ndërprerje të lidhjes Qen – lajme të mira dhe të këndshme Qiri – ndihmë nga të tjerët. Momente romantike me personin e dashur Rosë – paratë që po i prisni po ju arrijnë Rubinetë – zgjidhje e problemit, thellësi Rrathë – pasiguri, vdekje Rrem – fatkeqësi Rreth – sukses, martesë, fëmijë. Fat shumë i mirë Rrjet – keni kujdes do të bini në kurth. Bëhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime Rrotë – mosinformim Rrush – harmoni, lumturi në dashuri. Jetëgjatësi Sediment në fund të kodrës – përfitim i madh, trashëgim, ky sediment apo fundërrinë e prerë në vija – ndarje të çiftit bashkëshortor ose të fejesës Sëpatë – do të keni paralajmërim rreth parave dhe dashurisë. Nëse është në fillim të filxhanit – vështirësitë shpejtë do të mënjanohen. Do t’ju kaplojnë problemet, është koha të mbani llogari për vete Sirenë – duhet të mbroni qëndrimet e juaja Skelet – humbje të parave ose probleme me shëndetin Slitë – përvetësim i padëshiruar Spirancë – udhëtim që do të kryhet me sukses, nëse është në krye të filxhanit – sukses, nëse është në fund të filxhanit – sukses në punë apo në romancë, në mes të filxhanit – udhëtim i suksesshëm Struc – udhëtim Sy – do të vijnë vështirësi më të mëdha, bëhuni syhapur. Jeni të rrethuar me armiq. Shati – puna e lodhshme jus jell suksesin Shenjtor – mirëqënie në shtëpi Shigjetë – dashuri e lumtur dhe harmonike. Lajme të këqija. Do të zgjidhni vet problemet. Shishe – jetë shoqërore mjaft aktive Shishe – një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje

Shkëmb – probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni Shkop – visitor Shkronjë në fundërrinë – do të krijoni lidhje me një person që ka shkronjën tuaj të parë Shpatë – dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje Shportë – sukses i madh në punë, përfitime financiare Shqiponjë – ndryshim shumë i madh, bëhuni të kujdesshëm Shtëpi – siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje Shtrat – probleme të vogla të natyrës personale. Shtrat i bardhë dhe i zbrazët në fund të filxhanit – tregues i një periudhe të rëndë, sëmundje Shtyllë – promocion, sukses Shtypje – mundësi e mirë për punësim Teleskop – avanturë Tendë – udhëtim Tenxhere – ndihmë në shoqëri Therrje – kujdes, rrezik! Ruajuni Thikë – ndërprerje të lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime të mëdha, hidhërim Thonj – padrejtësi, pakënaqësi, mossukses Thua – shokë të fshehtë, shenjë për rrezik të madh, kujdes me kë shoqëroheni Top – lajme nga ushtar ose persona me uniformë Top futbolli – sukses, realizim i qëllimeve Torbë, çantë – sekreti që fshihni do t’ju zbulohet Trekëndësh – diçka e papritur, shikimi sipër filxhanit – sukses, shikimi poshtë – mossukeses Trëndafil – famë, shëndet i mirë dhe lumturi. Tupan – skandal, sigurisht në punë, jokëndshëm për fillim Tym – gjykim Udhë, rrugë – udhëtim, nëse është rruga e drejtë – gjithcka është në rregull, nëse është e lakuar – ka kuptim të kundërt Ujk – armiqësi, xhelozi, egoizëm Unazë – lumturi emocionale, nëse është në krye të filxhanit – do të ketë martesë, nëse është në fund të filxhanit – do të ketë fejesë të papritur Urë – ekziston barrier në sukses, do të keni komplikime të pakëndshme Ushqim – sukse i madh në punë, sa më shumë ushqim aq më tepër sukses Varkë – do të mbeteni i/e ve. Jeni të sigurtë, jeni nën mbrojtje, do t’ju vizitojë mik i juaj Varr – vdekje e të afërmve Vazo – martesë Veturë – e mbushur – vdekje e një shoku, veturë e zbrazët – udhëtim i papritur Vezë – përparim, mirëqënie, rehati. Peridhë e volitshme që do t’ju sjell sukses në çdo sferë Vijë – e drejtë dhe e qartë – udhëtim, përparim, sukses, vijë e lakuar – dëshpërim, vijë e pjerrët – gabim në punë
Vishnje – lumturi në punë, Vrapues – nuk veni baste Xhami – para të papritura. Përparim i jashtëzakonshëm në çdo aspekt Xhip – sukses i madh në punë Xhirafë – mendoni më herët se sa flisni Ylberi – gëzim, sukses i madh, përparim

Yll – sukses i madh në punë, shëndet i mirë, lumtrui e plotë Zambak – lumturi, jetëgjatësi Zebra – avanturë, jetë jo e rregullt

Zemër – ngazëllim në jetën emocionale, kënaqësi, martesë, lumturi, shoqëri. Nëse është në fund të filxhanit – njoftim i ri, shoqërim me dike Zile – lajme të papritura, një zile – kënaqësi, dy zile – martesë

Zinxhir – martesë ose fejesë, sukses i madh. Duhet tëmundoheni më shumë në punë

Zog – lajme të mira Zogj – shoqëri, lajme të mira Zvarranik – dëshpërim në shoqëri, do t’ju mashtrojë shok i juaj – rrezik.