Në një kohë kur një pjesë e mirë e njerëzve po i gëzohen detit dhe diellit, Vesa Luma na ka kujtuar se virozat nuk janë edhe aq larg sa mendonim dhe ndoshta duhet të mendojmë që tani për disa zgjedhje alternative. Këngëtarja e njohur, e dalë nga shkolla e “Ethet e së premtes mbrëma”, jeton prej disa vitesh në Auckland, Zelandë e Re.
Përveç adaptimit me një stil të ri jetese, Vesa ka fituar shprehi të reja sidomos kur bëhet fjalë për ushqyrjen dhe mirëqenien e përgjithshme. Një prej tyre është përdorimi i mjaltit shumë të njohur, Manuka. Mjalti Manuka prodhohet në Zelandën e Re, nga nektari i pemës së manuka-s, emri shkencor i së cilës është Leptospermum scoparium. Ai është i pasur me amionacide, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore, vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6, kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan etj, duke e shndërruar kështu në produktin çudibërës që duhet të ketë çdo konsumator në regjimin e tij ushqimor. Ai qetëson gastritin, forcon sistemin imunitar, trajton sinozitin kronik, qetëson kollën etj.
Vesa ka postuar një video në TikTok ku tregon si të përgatisni antibiotik natyral me mjaltë Manuka dhe qepë të kuqe. Ajo e përdor sa herë Lian është me grykë dhe ka kollë. Ky mjaltë gjendet edhe në Shqipëri, ndaj mund ta provoni këtë recetë.